Si është e mundur që populli Hunza i Himalajeve, jetojnë mbi 150 vjet? Zbërthimi i sekreteve

Në debatin se cila dietë dhe stil jetese është rruga më e mirë për një shëndet më të mirë dhe jetëgjatësi më të madhe, nuk ka asnjë provë më të fortë se sa ajo e gjetur mes fisit Hunza në Himalaje. Këta njerëz, që jetojnë në një rajon tejet të veçuar të botës, praktikojnë zakone të thjeshtë të jetesës që i lejojnë të kenë një shëndet të shkëlqyer dhe jetëgjatësi deri 145 vjet!

Dhe një jetë me stil, teksa janë mes qenieve njerëzore më të lumtura në botë, me një fiziologji pothuaj të përsosur. Sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti, obeziteti, tensioni i gjakut dhe probleme të tjerë të zakonshëm për botën perëndimore, janë pothuaj të panjohur për Hunzat, shkruan Bota.

Për këtë fis ka shkruajtur fillimisht Dr. Robert McCarrison në botimin “Studime në Mangësitë e Sëmundjeve”, që u shoqërua në vitin 1961 nga një artikull në JAMA, ku dokumenton jetëgjatësinë e habitshme të Hunzave. Si rezultat i kërkimeve të mëhershme, Dr. Jay M. Hoffman bëri një udhëtim në luginën e Hunzave për të studiuar jetëgjatësinë e tyre më në thellësi. Falë këtyre kërkuesve, ne sot dimë sekretet e jetës së mirë të këtij populli të largët. Ja cilët janë.

Fara e kajsisë dhe mbrojtja nga kanceri

McCarrison dokumentoi aspektin më unik të dietës së Hunzave: fara të thara kajsie, që përbëjnë një pjesë të madhe të marrjes së kalorive. Falë shkencës moderne, ne e dimë që këta ushqime të fuqishëm përmbajnë vitaminën B17. Falë kësaj, Hunzat marrin 200 herë më shumë vitaminë B17 se sa një perëndimor i zakonshëm.

Për shkak të mungesës së kancerit mes hunzave, shkencëtari Ernst t. Krebs mbërriti në fakt në një mënyrë trajtimi të kancerit bazuar në këtë farë, që quhet “laetrile”. Trajtimi ishte i efektshëm, por ai është i ndaluar nga Shoqata Federale e Doktorëve.

Të mbetesh i ri. Eshtë çështje mendësie

Gjithnjë e më shumë kërkime po konkludojnë se mendja mbi materien është një fenomen real dhe askush nuk e demonstron më mirë se sa Hunzat, sidomos mënyra si e shohin procesin e plakjes. Për hunzat, “mosha e mesme” konsiderohet të jetë diku te të 100-at dhe se është e zakonshme që burra dhe gra të bëjnë fëmijë tek të 80-at apo 90-at. Ata që i kanë parë këta njerëz thonë se gratë atje tregojnë gjysmën e moshës që kanë në të vërtetë. hunzat kanë mbrojtje natyrore nga sëmundjet dhe plakja. Që i eksplorojmë më tej.

Më e rëndësishmja është të hash shëndetshëm

Kjo zor se përbën një habi. Megjithatë, se cila është një dietë e shëndetshme, kohët e fundit për këtë ka patur shumë debat. Ajo që studiuesit gjetën për dietën e Hunzave në fakt është testuar dhe provuar.

Ja baza e asaj diete:

Fruta të papërpunuar dhe perime si patate, karrota, sallata me gjethe të gjelbër të errët, rrepa, kungull, mollë, manaferra, qershi, dardhë, pjeshkë, dhe sigurisht kajsi; arra, lajthi, bajame dhe derivatet e tyre; proteina kafshësh si pula, qumështi, kosi dhe djathi (megjithatë Hunzat ndjekin një dietë kryesisht vegjetariane); Drithëra.

Po kështu, këta njerëz pijnë sasi të mëdha uji të pasur me minerale, dhe shumë pak pije të tjera. Verën e përdorin vetëm për qëllime mjekësore.

Të hash më pak

Hunzat hanë vetëm dy vakte kryesorë në ditë dhe stili i jetës së tyre është i mbushur me punë fizike shpesh e madhe. Ata kanë shumë energji dhe forcë, gjë që me shumë gjasë lidhet me faktin që rrijnë aktivë. Kështu ata konsumojnë më pak kalori në ditë se sa një perëndimor, pavarësisht se janë më aktivë. Një i rritur merr më pak se 2000 kalori në ditë.

Më shumë sekrete

Ata kanë periudha agjërimi, sidomos në pranverë. Këta agjërime mund të zgjasin me disa ditë. profesionistë të shëndetit në botën perëndimore e dinë tashmë se agjërimi është i mirë për trupin, por këshillojnë të niset ngadalë. Në fund të fundit, Hunzat i nisin këto zakone që kur janë të vegjël.

Ndoshta është e tepërt, por duhet përsëritur se ushqimi që hahet duhet të jetë i freskët dhe kryesisht i papërpunuar për të ruajtur vlerat ushqimore. Dieta duhet të jetë e bazuar në bimët, dhe konsumi i mishit duhet të mbetet minimal. Edhe konsumi i drithërave është i rëndësishëm.

Po kështu ushtrimet e rregullt janë të rëndësishëm për shëndet të mirë. Si fillim, përpiquni t’i shtoni shëtitje të përditshme rutinës tuaj.

Së fundi jetoni në të tashmen. Hunzat janë praktikues të mirë të jogës dhe frymëmarrjes. Po kështu zbatojnë përditë meditimin, me seanca të shkurtëra gjatë gjithë ditës. Ata kanë prirjen të ecin në jetë duke u fokusuar tek e tashmja. E djeshmja ka ndodhur tashmë dhe e ardhmja nuk ka ardhur ende. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button