Nëse ju dy i bëni këto gjëra, nuk ju shkruhet mirë!

Shkalla e çifteve që ndahen është vazhdimisht në rritje. Tanimë shumë rrallë na ndodh të hasim në lidhje të gjata…

Përse ky fakt bëhet realitet për shumë çifte?

Ndarjet ndodhin për shkak të një sërë arsyesh, por shpesh ndodh për atë se:

Mungon komunikimi

Mungesa e komunikimit mund të paraqitet si pasojë e shumë shkaqeve. Së pari, për shkak se mendojmë se nëse themi diçka do ta lëndojmë dikë. Së dyti, për atë se nuk duam të krijojmë konflikte dhe më e keqja – sepse nuk duam të flasim për ndjenjat tona.

Por, për një lidhje afatgjate komunikimi është gjëja më kryesore.

Nuk jeni të dashuruar me të vërtetë

Është me të vërtetë e vështirë të definohet ajo ndjenjë dhe sigurisht që është e ndryshme tek secili individ, por ekzistojnë shumë lidhje të cilat kanë mbijetuar pa qenë të vetëdijshëm për dashurinë.

Nuk keni besim

Jetojmë në një kohë ku është shumë e lehtë të gjendet një person për një natë, ta tradhtoni partnerin dhe ta fshihni atë. Pastaj paraqitet mosbesimi i cili nuk reflektohet vetëm tek marrëdhënia juaj, por edhe në sferat tjera të jetës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button