Ibrahimi: Edhe këtë vit interesim i madh për banjë dhe fundjavë pa pagesë

Për shfrytëzimin e shërbimeve për rekreacion klimatik të banjave dhe fundjavë pa pagesë për pensionistë për këtë vit janë paraqitur 20.059 shfryatëzues të pensionit. Prej tyre, 14.211 kanë parashtruar kërkesë për shfrytëzim të rekreacionit klimatik-të banjave, 2.540 për fundjavë turistike pa pagesë dhe 3.308 kanë parashtruar kërkesë ose për banjë ose për fundjavë, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi.

Shtoi se komisioni ndërresor këtë javë do të fillojë me shqyrtimin dhe rangimin e secilës kërkesë individualisht sipas pikëve në shtrirje prej 1 deri 100 pikë. Rangimi bëhet njëkohësisht për kërkesa të parashtruara për shfrytëzim të të dy shërbimeve.

“Deri 50 pikë merren për lartësinë e pensionit, prej 1 deri 15 për kohëzgjatjen  e pensionit, prej 1 deri 15 për stazhin e përgjithshëm pensional të realizimit të pensionit, 10 pikë për pensionistë të cilët kanë punaur në miniera dhe 10 pikë për person i cili shfrytëzon kompensim për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, për mobilitet, verbëri apo shurdhëri dhe për persona të cilët kanë invaliditet mbi 80 për qind”, sqaroi Ibrahimi.

Shërbimi për rekreacion klimatik-të banjave do të shfrytëzohet në Banjat Negorski, banjat e Katllanovës, Banjat e Dibrës Capa dhe EPSH Banja Bansko, ndërsa fundjavë pa pagesë pensionistët do të mund të shfrytëzojnë në objektet hotelierike në Ohër, Strugë, Dojran, krushevë, Prespë dhe Berovë.

Shfrytëzuesi i pensionit, shtoi Ibrahimi, mund të shfrytëzojë vetëm njërin prej shërbimeve. Që të dy projektet, tha, përveç që mundësojnë përmirësim të shëndetit të personave të moshuar, rehabilitimit të tyre dhe socializimit, ndikojnë edhe në zhvillimin e turizmit të banjave dhe turizmit hotelierik në Republikën e Maqedonisë.

Prej fillimit të projektit për rekreacion klimatik-të banjave në vitin 2010, shërbimin e kanë shfrytëzuar 37.193 pensionistë, ndërsa prej fillimit të shërbimit për fundjavë pa pagesë në vitin 2015 e kanë shfrytëzuar 4.740 pensionistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button