Kone, futbollisti ëngjëll që shpëton jetë në fushë

Francis Kone ndoshta nuk është një prej sulmuesve më të njohur në botë, por me siguri është lojtari që ka shënuar “golin” më të rëndësishëm, atë që shpëton një jetë. Sulmuesi nga Togo në ndeshjen mes Slovackos dhe Bohemians e vlefshme për Kategorinë e Parë Çeke i shpëtoi jetën në fushën e lojës portierit kundërshtar Martin Borkovec. Në minutën e 29-të të ndeshjes, Borkovec humbi ndjenjat pas një përplasje me shokun e tij të skuadrës Daniel Krch, në përpjekje për të ndalur pikërisht Konen, shkruan Super Sport, transmeton Portalb.mk.

Sulmuesi afrikan mori menjëherë situatën në kontroll përpara se të mbërrinte stafi mjekësor duke i kapur gjuhën Borkovecit, që nuk po merrte dot frymë. Ky veprim i Kones, i shpëtoi jetën portierit, i cili pas ndeshjes e cilësoi kundërshtarin e tij në fushë si hero duke e falenderuar dhe personalisht. Për Konen megjithatë nuk ishte hera e parë që shpëtoi një jetë në fushën e futbollit. Për të ky ishte rasti i katërt, vetëm se këtë herë gjesti i tij u bë i njohur për shkak dhe të pranisë së kamerave. Dy herë në ndeshjet e kampionateve afrikanë dhe 1 herë në Tajlandë, sulmuesi nga Togo ka bërë të njëjtin veprim duke i shpëtuar jetën në fushë kolegëve të tij, aq sa në Ceki nga tani e mbrapa kanë filluar ta quajnë “Ëngjëlli i fushës së blertë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button