Qarkullimi hekurudhor ende në ndërperje

Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni edhe sot është në ndërprerje për shkak të protestës së të punësuarve që kërkojnë pagesën e  rrogës së janarit.

Nga Stacioni hekurudhor në Shkup informojnë se nuk qarkullojnë as trenat e udhëtarëve dhe as trenat e mallrave.

Ministri i Transportit dhe Lidhje Vllado  Misajllovski dje deklaroi se Ministria dikasteriale në buxhetin e saj ka 10 milionë euro në dispozicion për Hekurudhat e Maqedonisë, por nuk ka mundësi ligjore t’i paguajë derisa ndërmarrja nuk punon.

“Për t’i marrë paratë HM transport dhe HM infrastruktura duhet të punojnë. Gjithçka që do të përfitojnë gjatë muajit duhet ta faturojnë deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Ministria t’i paguaj menjëherë të gjitha mjetet, pasi që ato janë shpenzime operative që i mbulon Qeveria. Atë që e kanë si përfitim apo të ardhurash të kompanisë mbeten atje, por për t’i faturuar të gjitha shpenzimet operative dhe humbjet duhet të punojë”, tha Misajllovski.

Në seancën qeveritare u mor vendim që të jepen edhe 70 milionë dollarë shtesë për Hekurudhat e Maqedonisë.

Të punësuarit, nga ana tjerë, mbeten në kërkesën për pagesë të plotë të rrogës së janarit, ndërsa siç thonë, nga nesër 2.500 familje do t mbeten pa sigurim shëndetësor.

“E kemi punuar pagën e janarit dhe duam ajo që kemi punuar të na paguhet. Nëse situata nuk zgjidhjet, nga nesër 2.500 familje do të mbeten edhe pa sigurim shëndetësor”, deklaroi Gjoko Ilievski nga Këshilli iniciativ i protestës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button