Tolerancë – Koegzistencë!

Maqedonas, kudo që jeni t’i thoni jo thirrjeve të Gruevskit, si dhe cilës doqoftë klikë të tij që bëjnë thirrje të vazhdueshme për urejtje dhunë,luftë, djegie e shkatërrim.

Mendojmë dhe vlerësojmë se ka njerëz të ndershëm këtu në Maqedoni që e kuptojnë të vërtetën, aludoj më tepër tek pala maqedonase. Apeli im si qytetarë dhe  intelektual i këtij vendi është që mos ta sakrifikoni veten për politikanë të papërgjegjshëm! Kjo vlenë njësoj edhe për popullatën shqiptare dhe të tjerët që jetojnë në këtë shtet edhe ashtu të brishtë e që quhet Maqedoni.

Mos haroni se drejtësia bëhet e ashpër mbi qytetarët e thjeshtë, mbi puthadorët, ndërsa politikanët janë të paprekshëm! Kujtoni sa qyetetarë të thjeshtë u vranë në keto 26 vite dhe sa u dogjë e u shkatërrua Maqedonia , sepse ashtu deshën disa politikanë vrastarë, djallëzorë e hileqarë !

Kujtoni vetëm vitin 2001-shin ! Sa prona u vodhën e u shkatërruan! Pasuria e gjithë popullit u vodh e u  shkatërrua! Sa shanse humbi Maqedonia nga kjo dhunë!

Asnjë therë nuk u hyri në këmbë atyre politikanëve që e nxitën dhe organizuan dhunën! As pasuria dhe jeta e shëndeti i tyre dhe të afërmëve të tyre, menjëfjalë nuk pësuan asgjë! Por vetëm u pasuruan.

Përkundrazi, ata janë sot në politikë dhe paguhen nga taksat tona, maqedonasve, shqiptarëve dhe të tjerëve. Shume prej tyre bëjnë jetë luksi me pasurinë e krijuar me korrupsion! Prokuroria dhe Gjyqësori kanë garantuar paprekshmërinë e këtyre politikanëve! Jo rastësisht janë kundër Prokurorisë Speciale !

Disa politikanë si çifti i Gruevskit po duan të djegin përsëri Maqedoninë për të shpëtuar veten nga Reforma e Drejtësisë.

Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë paqësisht për problemet e tyre, por jo të shkelin ligjet dhe kryejnë krime edhe kur i urdhëron Gruevski apo kushdo tjetër.Kujdes qytetarë të Maqedonisë, jemi në shekullin XXI, nacionalizmi dhe shovenizmi nuk pine ujë më.Nga Globalizimi politik kanë frikë shtetet e mëdha e lëre më Maqedoninë.

Harojeni njëherë e përgjithmonë këte ! Shqiptarët,ndoshta nuk janë trima sipas mendimit të dikujtë, por, ja që nuk i frigohen vdekjes ! Disa luftënxitës  e knfliktuoz, le ta llogaritin të dytën e jo të parën .

Andaj apeli im është  për Toleracë – Koekzistencë (mbijetesë).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button