Ndërron jetë gjiganti i “Game of Thrones”

Ka ndërruar jetë aktori britanik Neil Fingleton, i cili luante në njërin ndër filmat më të shikuar serik në botë i cili është produksion amerikan, “Game of Thrones”, raporton Anadolu Agency (AA).

Fingleton, i cili në serial personifikonte karakterin e një gjiganti, bëhet e ditur se ka vdekur ditën e shtunë në moshën 36-vjeçare.

Ende nuk janë shpalosur shkaqet e vdekjes së Neil Fingleton, ndërsa shtypi britanik ka pohuar që aktori i ri të ketë vdekur si “pasojë e dështimit të zemrës”.

Ndryshe, në filmin Game of Thrones, i cili ka thyer rekordet e shikueshmërisë, aktori personifikonte gjigantin e quajtur “Mag dhe Mighty”, ndërkohë që një periudhë kishte fituar epitetin “Njeriu më i gjatë në Britani”, me gjatësinë prej 2 metrash e 33 centimetrash.

Aktori britanike kishte trajnuar si basketbollist në Universitetin e Karolinës Veriore në SHBA, ndërsa një kohë kishte luajtur edhe si basketbollist profesional.

Pas karrierës sportive, Fingleton kishte hyrë në botën e aktrimit, ndërsa krahas serialit Game of Thrones, a kishte pasur role edhe në filmat si “Doctor Who” dhe “X-men”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button