Gruevski merret me konspiracione ndërkombëtare, i frikuar që po shkon në opozitë

Ndryshimi i emrit dhe identitetit të maqedonasve dhe sulmi ndaj unitetit të shtetit maqedonas. Këto sipas porosive dërguar dje nga lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski janë qëllimet përfundimtare të agjendës së organizuar nga forcat e huaja dhe të vendit, e cila realizohet duke u ndryshuar qeveria në vend. Por, sipas analistëve për Portalb.mk dhe NovaTv, kjo është një histeri e zakonshme sepse ai po shkon në opozitë.

Lajmi në gjuhën maqedonase është në këtë link.

“Histeri e zakonshme, kur një parti është duke u përgatitur për opozitën.” Kështu komunikologu Petar Arsovski e komenton paraqitjen e djeshme të Gruevskit në mediumin pro-qeveritar Sitel, si dhe publikimin e tij të gjatë në Facebook me pothuajse të njëjtat mesazhe për publikun. Ai beson se me deklaratat e fundit Gruevski përgatitet për të shkuar në opozitë.

“Ai e vendos rrëfimin e tij politik për periudhën pasi qeveria do të formohet mes LSDM-së dhe partive të tjera. Dhe ky narrativ duhet të shihet në prizmin e një histerie politike, e cila është normale pasi që një parti, pas 11 viteve shkon në opozitë. Nuk do ta kisha marrë pa rezervë atë që tha ai, veçanërisht për forcat e huaja që e prishin vendin, por nga ana tjetër ai mendon se ai dhe Maqedonia është një dhe i njëjta çështje. Unë pres që ata t’a përforcojnë retorikën, sepse gjithmonë për të gjithë liderët është më e lehtë për të fajësuar dikë jashtë ose të përballen me vështirësitë në platformën e vet. Nëse Gruevski e akuzon VMRO-DPMNE, atëherë duhet të marrë pjesë nga përgjegjësia “, tha Arsovski.

Gruevski nuk bën dallim në mes ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit

Apeli që Nikola Gruevski ka dërguar popullit për të mbrojtur unitetin e shtetit është një reagim i pritshëm, pasi u bë e ditur se LSDM-ja ka mbështetjen e 67 deputetëve, thotë analisti Sefer Tahiri.

Sipas Tahirit, ky akt i Gruevskit është i pritur pasi që dy ditët të fundit mori një mesazh të qartë nga komuniteti ndërkombëtar se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev duhet të fitoje mandatin për të formuar qeverinë.

“Gruevski akoma vazhdon me retorikën drejtuar kundër komunitetit ndërkombëtar. Por ajo që trondit është se Gruevski si një ish-kryeministër, nuk bën dallim në mes ekzekutivit, gjyqësorit dhe pushtetit legjislativ. Nga ana tjetër, ndoshta i udhëzuar në praktikën e tij, thotë se ai është i gatshëm që Zoran Zaev ta arrestojë, ta mbylle dhe torturojë, që është së paku një deklaratë e çuditshme për shkak se një ish-kryeministër nuk duhet të lë përshtypjen se kryeministri është edhe qeveri, prokurori dhe gjyqësi, por vendimet për drejtësi i sjellin institucionet e shtetit ligjor. Ky është një mësim i mirë për Zoran Zaevin që mos të transformohet në lider i të gjitha qeverisjeve në vend “, thotë Tahiri.

Sipas tij, Gruevski është fshehur pas interesave kombëtare, por në mënyrën se si ai i imagjinon – me mbrojtjen e interesave personale dhe grupit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

“Në këtë drejtim i shoh thirrjet në të cilat shumë herë përmenden formulime të propagandës: populli, interesat e shtetit, jemi të sulmuar, të mbrohemi. Në të njëjtin stil janë dhe mesazhin kundër gjuhës shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve të cilat i thekson duke parë se populli është i qetë, në anën tjetër përpiqet të krijojë artificialisht tensione në planin ndëretnik, të cilët në realitet nuk ekzistojnë, “thotë Tahiri.

Ofertë që “nuk mund të refuzohet”

Gruevski në mesazhet e mbrëmshme dërgoi një ofertë për Zoran Zaev në të cilën thotë se në qoftë se partitë shqiptare e sjellin LSDM-në në pushtet, VMRO është e gatshme të mbështesë qeverinë e pakicës, nëse “LSDM-ja heq dorë nga ligji i gjuhës, platforma nga Tirana dhe ri-përcaktimi dhe shkatërrimi i shtetit “.

“Nëse me çdo kusht Zaevi dëshiron të jetë kryeministër, le mos të godet në interesat shtetërore dhe kombëtare. Le ta zbatojë programin zgjedhor pa ridefinim. Le të na godet neve, por jo shtetin dhe themelet e tij.  Ja unë vullnetarisht do të pranoj në qoftë se ky është një kusht i Zaevit, për të më arrestuar, burgosur dhe torturuar dhe VMRO-DPMNE ta mbështetë qeverinë e tij të pakicës sa kohë që dëshiron deri në zgjedhjet e ardhshme të cilat së bashku do ti organizojmë, le të godasin mbi mua, vetëm le të heqë dorë nga goditjet e themeleve të shtetit për shkak të dëshirës për të qenë në pushtet. Kjo duhet të shihet si një ofertë publike “, tha Gruevski.

Për analistin Vladimir Bozhinovski nga tërë intervista e Gruevskit ky është mesazhi më i rëndësishëm.

“Nuk ka asnjë shtet unitar në Evropë, që ka disa zgjidhje të ngjashme me ato që planifikojnë. Cili shtet e ka këtë që do e bëjnë, ne de facto nuk do të jemi  më unitar. Oferta është e drejtë, Gruevski tha se do të mbështesë qeverinë e LSDM-s nëse ajo nuk e pranon platformën shqiptare. Ka dalë me një ofertë të drejtë në mënyrë që të bëjë ruajtjen e shtetit dhe tani pritet Zaevi të përgjigjet, “tha Bozhinovski.

Për aktivistin Petrit Saraqini, nuk është hera e parë që Nikolla Gruevski e përdor këtë retorikë. Ai i qaset nacionalizmit dhe retorikës së ashpër nacionaliste çdoherë kur pushteti i tij vihet në rrezik.

“Tash jo vetëm pushteti por edhe ekzistimi i Nikolla Gruevskit si faktor i politikës në Maqedoni është hedhur në dyshime ngaqë ballafaqohet me procedura gjyqësore dhe nuk është për tu çuditur se Gruevski mund të shoh rritjen e tensioneve ndëretnike si gjasë për të ikur nga përgjegjësia e qeverisjes kriminale gjatë këtyre dhjetë viteve”, tha Petrit Saraqini.

Gruevski tha dje se Maqedonisë i është kërcënuar dhe sulmuar uniteti. Sipas tij, vetëm populli mund t’a mbrojë vendin, dhe nëse ai nuk e bën atë, atëherë do të ketë probleme.

“Qëllimi kryesor është që të ndryshojë emri i shtetit dhe ndryshimi i identitetit. Fillimisht të ndodh dobësimi i shtetit, bartja e një garniture tjetër politike e përgatitur më parë për të bërë këtë dhe pastaj qëllimi përfundimtar është të ndryshohet emri, ky është qëllimi përfundimtar dhe vendimtar, për gjithë atë që po ndodh në shtet. Sekondare është dygjuhësia, duke e bërë  Maqedoninë një shtet bi-nacional ndoshta do të shkojë në federalizimin, por kryesore është ndryshimi i emrit “, tha Gruevski.

Autore: Kristina Ozimec, Fatbardha Curri

Kjo storje është realizuar me anë të bashkëpunimit ndërmjet NOVA TV dhe Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button