Modelja ruse kërkon ndjesë për selfie-n e vdekjes

Kritikat e shumta që morri modelja ruse e cila u fotografua e varur nga kati i 73-të në një ndërtesë në Dubai duke flirtuar me vdekjen, mesa duket kishin rezultat.

Viki Odintcova u kthye një budallaqen bukuroshe kur u var në një lartësi prej 340 metrash, duke u mbajtur vetëm nga dora e një burri. Autoritetet e Dubait e arrestuan dhe më pas e lanë të lirë kur pohoi me firmë se nuk do të përsëriste kurrë diçka të tillë.

Përpjkeja për t’u bërë femra që bën gjithçka për një selfie dhe për ndjekësit e saj, morri kryesisht komente negative dhe bëri botën online, por edhe familjarët e saj të shqetësohen për këtë lëvizje që ekspozoi për keq atë dhe kompaninë administruese të Cayan Tower.

Odintcova, pasi u kthye në vendlindjen e saj kërkoi ndjesë për këtë veprim të rrezikshem dhe u kërkoi ndjekësve të mos provojnë kurrë diçka të tillë.

Duke hedhur përgjegjësinë te fotografi Alexander Mavrin, 23-vjeçarja tregoi se ai ishte një vendim i çastit që morrën të dy. Ajo zbuloi edhe emrin e kaskanderit Oleg Sherstyachenko, nderkohë që tregoi se nuk i ndali askush për të hipur në katin e 73-të të qiellgërvishtësit.

Për Daily Mail, Odintcova nuk pranoi se e bëri atë veprim për të fituar sa më shumë like.

Selfie-t vdekëprurëse, zakoni i ri i të rinjve

Siç ka treguar një studim që u bë së fundmi në Carnegie Mellon University dhe Indraprastha Institute of Information në Delhi, numri i atyre që po humbasin jetën për shkak të rrjeteve sociale është në rritje.

Numri i vdekjeve, për shkak të selfie-ve të rrezikshme është rritur nga 15 në 73 katër vitet e fundit.

Në dhjetëshen e shteteve që shënojnë më shumë viktima për shkak të selfie-ve, listën e kryeson India, e cila ndiqet nga Pakistani dhe atdheu i Odintcova, Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button