Armando Prenga dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Socialistë të Shqipërisë, Armando Prenga, ka dorëzuar mandatin e tij, përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prenga në letrën dërguar kryetarit të Kuvendit, jep sqarime për arsyet e dorëheqjes nga mandati, duke theksuar se dorëzimi i mandatit bëhet për “qetësinë e familjes së tij”, ndërsa i konsideron të padrejta akuzat e drejtuara ndaj tij nga Partia Demokratike.

Prokuroria e Përgjithshme kishte kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që deputetit Armando Prenga ti ndërpriste mandatin e deputetit, pasi sipas këtij institucioni, rezulton që nuk ka deklaruar “një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve” si edhe për “faktin që rezulton me precedentë penal në shtetin italian”.

KQZ kishte planifikuar sot të shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste.

Armando Prenda është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në qarkun e Lezhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button