Mbreti saudit me një delegacion prej 600 anetarësh për vizitë në Malajzi!

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud, bashkë me një delegacion prej 600 anëtarësh ndodhet për vizitë zyrtare në Malajzi, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbreti i cili në fron erdhi në vitin 2015 do të qëndrojë në vizitë katër ditore. Është mbreti i parë saudit i cili pas një ndërprerjeje prej dhjetë vitesh viziton Malajzinë.

Pritet që temë e mbledhjeve bilaterale dhe takimeve të delegacionit dypalësh të jetë organizimi i Haxhit (pelegrinazhi i muslimanëve) si dhe bashkëpunimi në nivelin e arsimit, shkencës …

Gjatë takimit do të nënshkruhen edhe një sërë marrëveshjesh.

Arabia Saudite është partneri i dytë më i madh i Malajzisë në Lindjen e Mesme. Tregtia mes dy vendeve vitin e kaluar arriti në tre miliardë dollarë amerikanë, që është 12.4 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar.

Mbreti pas Malajzisë do të vizitojë Indonezinë, Brunein, Japoninë, Kinën, Maldivet dhe Jordaninë.

Mbreti Faisal bin Abdulaziz Al Saud është mbreti i parë saudit që ka vizituar Malajzinë në vitin 1970.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button