Koreja e Veriut ekzekuton pesë oficerë të sigurisë

Shërbimi Informativ i Koresë së Jugut thotë se Koreja e Veriut ka ekzekutuar pesë oficerë të saj të sigurimit nën pretendimet për raportime të rreme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deputeti koreano-jugor Lee Cheol Woo ka deklaruar se agjencia e inteligjencës i ka njoftuar deputetët se pesë oficerë të sigurisë janë ekzekutuar me armë kundër-ajrore për shkak të raportimit të rremë. Ende nuk dihet se për çfarë lloji të raporteve bëhet fjalë.

Shërbimi Informativ Kombëtar këto të dhëna i ka paraqitur të hënën gjatë brifingut për deputetë, në kohën kur Malajzia po kryen hetime për vrasjen e Kim Jong-nam, gjysëm vëllait të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un. Hetimi ende është duke vazhduar, ndërsa Koreja e Jugut thotë se pas vrasjes qëndron pikërisht Kim Jong-un

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button