Vendimi i gjykatës: E ligjshme ishte bastisja e PSP-së tek ish shefi i Drejtorisë së pesë në MPB, Goran Grujoski

Këshilli penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për bastisjen në shtëpinë e ish Eprorit të Drejtorisë së pesë në MPB, Goran Grujoski. Këshilli penal ka sjellë vendim se bastisja në shtëpinë e Grujoskit ka qenë në korniza ligjore.

Sipas PSP-së, nuk ekziston asnjë pengesë dëshmitë e siguruara gjatë kontrollit tek Grujevski të përdoren në procedurën. Më parë, për gjykatën ishte e dyshimtë fakti se bastisja është bërë përderisa Grujevski ka qenë në paraburgim.

Goran Grujovski është  i dyshuar në rastin “Fortesa” për shkatërrim të sistemeve për përgjim dhe në “Fortesa 2”, ku akuzohet për falsifikim të dokumentit zyrtar, gjegjësisht, dokumente me të cilat është mbuluar shkatërrimi i sistemeve për ndjekje të komunikimeve.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheqë lëndën me emrin e koduar “Fortesa” dhe më 15 shtator të këtij viti, ngriti akuzë kundër shtatë personave, transmeton Portalb.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.

LEXO: PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button