Ja se çfarë moti na pret gjatë javës

Nesër do të mbajë moti i ngjashëm si sot. Të mërkurën që në mëngjes do të fryjë erë e fortë  jugore e theksuar nga pjesët perëndimore të vendit, pastaj në perëndim do të kalojë masë e ajrit e ftohtë dhe me lagështi, prej së cilës do të ketë reshje të kohë pas kohe të shiut diku me intensitet mesatar.

Në vendet lokale posaçërisht në perëndim do të bie shi rreth 15 litra metër katror. Nëpër male do të ketë edhe reshje të borës. Në orët e pasdites do të fillojë të fryjë erë veri-perëndimore. Temperatura e ditës do të bie për 3 deri 5 gradë.

Edhe në rajonin e Shkupit të mërkurën së pari do të fryjë erë e fuqishme nga jugu, ndërsa nga mesi i ditës do të fillojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar. Këto reshje do ndalojnë diku kah fundi i ditës, ndërsa pas dite do të fillojë të fryjë erë e ftohtë verore.

Të premten do të mbizotërojë kohë me diel dhe do të ketë periudha të ndryshueshme me re-diell, me rritje të dobët në temperaturat e ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button