Sekuestrohen 340 kg kanabis në Janinë, arrestohet një shqiptar

Një shqiptar është arrestuar dhe 340 kilogramë kanabis u sekuestruan nga policia greke në Janinë, vetëm pak kilometra larg kufirit shqiptaro-grek, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Lënda narkotike u gjet në një furgon pranë Konicës, gjatë orëve të para të mëngjesit. 45-vjeçari i arrestuar u tha policëve se kanabisin e kishte ngarkuar në zonën kufitare mes dy vendeve dhe do ta dorëzonte në Athinë, ku dhe do të paguhej për transportin e kryer.

Ai tha se pritësit e mallit ishin shtetas shqiptarë të cilët nuk i njihte. 45-vjeçari dhe materialet në ngarkim të tij iu dërguan Gjykatës së Janinës e cila vendosi ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button