Emma Roberts risjell në Oscars fustanin historik të hallës së saj, Julia, ja e fshehta e tij

Emma Roberts mbërriti në Academy Awards të 89 me një fustan vintage Armani Privé. Talenti i ri i kinemasë zgjodhi një fustan vintage në bashkëpunim me nismën Red Carpet Green Dress initiative, që synon të ngrejë ndërgjegjësim për modën miqësore ndaj ambientit. Fokusi i nismës e ka nxitur aktoren të veshë një fustan vintage që të kujton veshjen historike prej kadifeje dhe sateni Valentino që halla e saj Julia mbante në vitin 2001, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk

Ndërsa fustani i Emma-s ka pamje më eterike, me dantella në dy ngjyra dhe zbulon më shumë lëkurë si në dekoltenë e thellë V dhe shpinën e hapur, Roberts-i i ri ka pranuar që, edhe pse është veshur që në vitin 2001, ajo donte që të sillte sërish kombinimin klasik të ngjyrave të hallës së saj. Ajo ka thënë për Ryan Seacrest në E!, që të gjithë e kishin inkurajuar ta vishte këtë fustan dhe të kujtonte çastin e paharrueshëm kur Julia fitoi Oscar.

fb2b7d807622f16692d98e33cf32f2cc

Për ta modernizuar këtë veshje dhe për të plotësuar look-un me flokë në ngjyrë floriri të kuq, Emma kishte zgjedhur smalt të fortë dhe buzë të kuqe, ndërsa Julia, në ato vite, ishte me makeup minimalist dhe një topuz të madh. Pamjet ndoshta nuk janë identike dhe Emma mund të mos çojë në shtëpi një statujë të artë këtë mbrëmje, por mediat amerikane nuk mund ta anashkalonin diskutimin fashion.

dbf72eb5ceaa89e50f01ff58386f5e95

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button