Putin: Negociata për Sirinë në Astana ndihmuan për ringjalljen e negociatave në Gjenevë

Negociatat për përforcim të armëpushimit sirian, që u mbajtën këtë vit në Kazakistan, ndihmuan për ringjalljen e negociatave në Gjenevë që zhvillohen me ndërmjetësim të KB-së, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin.

“U krijua mekanizëm për kontroll të armëpushimit, që është më e rëndësishme. Kjo është baza që mundësoi të ripërtërihen negociatat në Gjenevë”, theksoi Putin gjatë vizitës në Kazakistan.

“Rusia shpreson se opozita siriane do të formojë delegacion të përbashkët për negociatat paqësore në Gjenevë”, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Mihail Bogdanov.

Bodganov shtoi se edhe kurdët duhet të marrin pjesë në negociata.

Grupet kryengritëse siriane, të cilët janë të mbështetur nga Turqia, kanë hyrë në përleshje me forcat qeveritare në pjesën veriore të Sirisë.

Ky është konfrontimi i dytë i këtillë në rajon gjatë javëve të fundit.

Armata e lirë siriane njoftoi mbrëmë se përleshjet kanë ndodhur në jug të qytetit Al Bab, afër qytetit Tadef.

Kryengritësit nga Armata e lirë siriane dhe ushtria qeveritare siriane, që janë të mbështetur nga Turqia, luftojnë kundër Shtetit Islamik në disa operacione në rajon në verilindje të Alepos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button