Si të eliminojmë erën e peshkut

Peshku është shumë i shijshëm, por mund të lërë një aromë jo të këndshme për një kohë te gjatë! Këto këshilla do t’ju japin zgjidhje për të larguar erën e peshkut!

Si të largoni erën e peshkut para dhe gjatë gatimit, shkruan Revista Class, transmeton Portalb.mk.

Vendoseni peshkun në një enë me ujë dhe lëng limoni. Kjo vepron kundër mikrobeve që shkaktojnë erën e keqe.

Si të largoni erën e peshkut nga duart.

Pasi të keni përgatitur peshkun, duart tuaja do të mbartin aromën e peshkut. Një zgjidhje do të ishte: Merrni një sapun çeliku dhe fërkojini duart me të në ujë të rrjedhshëm. Alternativa tjeter: Lajini duart me lëng limoni, ose uthull të bardhë, ose pak kripë. Më pas shpërlajini me sapun dhe aroma do jetë larguar. Megjithatë, asnjë nga këto sugjerime nuk janë të këshillueshme nëse keni ndonjë të çarë në duar.
Kjo strategji mund të përdoret gjithashtu për të hequr erën e hudhrës.

530e2307b2358e285b3389e7976977cc

Si të largoni erën e peshkut nga frigoriferi.

Disa hapa të thjeshtë që ju mund të ndiqni:
Së pari, sigurohuni që peshku të jetë i mbuluar në një enë të mbyllur, kjo minimizon erën. Gjithashtu mund të vendosni një tas me sodë buke në frigorifer; e cila eleminon aromën e peshkut.
Përdorni një sfungjer dhe hidhni në të një masë detergjenti RIX. Pastroni të gjitha sipërfaqet e frigoriferit, duke përfshirë dhe derën.
Me anë të një lecke me ujë, shpëlani të gjithë sipërfaqen..
Aroma e detergjentit RIX do të largojë erën e peshkut dhe frigoriferi juaj do të shkëlqejë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button