Sudani liron regjisorin çek të akuzuar për spiunazh

Autoritetet sudaneze kanë liruar shtetasin çek i cili u dënua me 20 vjet burg për spiunazh, raporton Anadolu Agency (AA).

Regjisori Peter Jasek u arrestua në dhjetor të vitit 2015 dhe u burgos për disa akuza duke përfshirë spiunazhin dhe hyrjen ilegale në vend.

Ai, megjithatë, u fal të shtunën dhe u lirua nga burgu, gjatë vizitës së Ministrit të Jashtëm çek Lubomir Zaoralek-së në Sudan.

Duke folur para gazetarëve të dielën, ministri i Jashtëm Ibrahim Ghandour tha se Presidenti Omar al-Bashir e kishte falur regjisorin dhe urdhëroi lirimin e tij.

“Në vlerësimin e marrëdhënieve historike midis Sudanit dhe Republikës Çeke, presidenti sudanez ka urdhëruar lirimin e qytetarit Çeke Z.Jasek”, tha Ghandour.

Zaoralek, nga ana e tij, falënderoi autoritetet sudaneze për lirimin e shtetasit çek.

Në kohën kur u arrestua, Jasek thuhet se ishte duke bërë një film në lidhje me persekutimin e krishterëve lokalë në Sudan.

Megjithatë, zyrtarë çek thanë se regjisori ishte në Sudan për të ndihmuar të krishterët lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button