Rumunët vazhdojnë protestat kundër qeverisë

Në Bukuresht, gjatë fundjavës, janë rikthyer protestat kundër qeverisë. Rreth 3,000 njerëz janë mbledhur të dielën në mbrëmje para ndërtesës së parlamentit, duke akuzuar qeverinë për përpjekje për të dobësuar ligjet kundër korrupsionit zyrtar dhe duke kërkuar dorëheqjen e saj, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Demonstruesit kanë formuar një flamur të madh të Bashkimit Evropian me fletë letre dhe rroba.

Ata kanë thënë se protesta e tyre sinjalizon mbështetjen për BE-në dhe vlerat e saj.

Rumunët kanë nisur protestat natën qysh në fillim të shkurtit, pasi kryeministri Sorin Grindeanu ka nënshkruar një dekret që do t’i lehtësonte dënimet për zyrtarët e korruptuar.

Dekreti më pas është shfuqizuar, por protestat vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button