Kina, vendi përfitues më i madh nga “energjia e pastër”

Nga 200 kompani në të gjithë botën që nxorën fitime nga teknologjitë e energjisë së pastër, Kina mbante vendin e parë me 71 kompani, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të nxjerra nga raporti “Clean 200”, i publikuar nga qendrat kërkimore “As You Sow” me qendër në SHBA dhe “Corporate Knights”, me qendër në Kanada, 200 kompanitë më të mëdha në botë të energjisë së pastër kanë patur një fitim prej 352 miliardë e 98 milionë dollarë.

Sipas raportit në fjalë, Kina ka rritur ndjeshëm numrin e kompanive të interesuara me tekonologjinë. Gjatë vitit të kaluar nga 200 kompanitë më të mëdha të botës 71 ishin kineze, të cilat kanë rreth 35.5 përqind të xhiros. Këto kompani kanë patur një fitim prej 43 miliardë e 180 milionë dollarë.

Për sa i përket teknologjisë së energjisë së pastër, pas Kinës në vendin e dytë rënditet SHBA-ja me 41 kompani dhe më pas ndiqet nga Japonia me 20 kompani. Ndërsa atë e ndjekin Gjermania dhe India me nga 8 kompani.

Siemens, kompania me fitimet më të larta 

Kompani si, Panasonic, Vestas, Philips, Tesla dhe Samsung, të cilat konsiderohen si gjigandët e teknologjisë, hyjnë në kompanitë të cilat nxjerrin shumë fitime nga teknologjia e energjisë së pastër.

Ndërkohë gjatë vitit të shkuar Siemensi gjerman ishte kryesuesi për nga fitimet. Ai ka bërë zyrtare 40 miliardë e 705 milionë fitime nga teknologjia e energjisë së pastër. Ndërkohë atë e ndjek Toyota me 40 miliardë e 254 milionë dollarë fitime. Ndërsa në vendin e tretë është renditur kompania franceze, Schneider Electric, me 22 miliardë e 178 milionë dollarë fitime.

Në renditjen e 200 kompanive më të mëdha të botës në këtë fushë është edhe një turke. Kompania Tofaş Türk Otomobil, është renditur në vendin e 90 për fitimet në teknologjinë e energjisë së pastër.

Ndërkohë më poshtë rënditen 10 kompanitë që kanë patur fitimet më të larta në fushën e energjisë së pastër në botë:

Kina

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button