Rejtingu i Trampit në nivel rekord të ulët

Më pak se gjysma e amerikanëve konsiderojnë se presidenti i ri i SHBA-së Donald Tramp mirë e kryen punë e tij, tregon sondazhi më i ri i gazetës ditore “Uolstrit zhurlan”.

Sipas hulumtimit që është zbatuar në periudhën nga 18 deri më 22 shkurt dhe i publikuar dje, 44 për qind e të anketuarve e aprovojnë mënyrën në të cilën Tramp udhëheq me vendin, 48 për qind nuk e aprovojnë, ndërsa tetë për qind nuk kanë mendim të përcaktuar.

Gjithashtu, 32 për qind e të anketuarve theksuan se në muajin e parë të udhëheqjes është treguar se presidenti Tramp nuk është “i aftë për ta kryer funskionin”, lajmëron “Zëri i Amerikës”.

Tramp është presidenti i vetëm në historinë bashkëkohore të SHBA-së i cili e ka filluar mandatin me rejting negativ – minus katër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button