Zaevi për “Kuririn” e Serbisë: Gruevski e ka humbur pushtetin dhe dëshiron përleshje me popullin vëllazëror

Zoran Zaev mohon shkrimet se ndërmjet Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim është biseduar për gjenocid ndaj shqiptarëve në shtetet e mëhershme dhe se për ato si fajtor të shpallen serbët, njofton Portalb.mk.

“I fitova nënshkrimet për formim të Qeverisë dhe shpresoj se atë punë do ta mbarojmë për dhjetë ditë, kurse Gruevski po e ndjen se është duke e humbur pushtetin dhe dëshiron të nxisë përleshje me popullin vëllazëror”, tha Zoran Zaev lideri i LSDM-së për “Kuririn” e Serbisë në lidhje me shkrimet nga disa media se me BDI-në është dakorduar që serbët të shpallen fajtorë për gjenocidin ndaj popullit shqiptar në Maqedoni gjatë periudhës së viteve 1912-1956.

“Ky lajm nuk është i vërtetë dhe është tregues i qëllimit dashakeqës e të bujshëm të financuar nga kryeministri i mëhershëm dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, njoftoi Zaev.

Ai porosit të ndalohet me patriotizmin e rrejshëm me të cilin e fshehu vjedhjen e bërë ndaj popoullit. Zaev thotë se ajo është “bandë kriminale e cila dëshiron të shpëtojë veten nga përgjegjësia para sistemit gjyqësor në Maqedoni”.

“Në këtë moment ato përgatiten të na përleshin me popullin vëllazëror në Serbi”, theksoi Zaev.

Lideri i LSDM-së për median serbe tha se në bisedimet me partitë shqiptare është përmendur gjenocidi i cili ka ndodhur në shekullin e kaluar nga luftëtarë të ndryshëm ndaj civilëve.

Zaev gjithashtu pret që kur ai të jetë në Qeveri të përmirësohen raportet me Serbinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button