BDI: Sa të kemi ndonjë të re për vendimin do t’ju tregojmë

Edhe pse u paralajmërua gjatë vikendit se Kryesia e BDI-së, do të mblidhet në Reçicë të Vogël për të diskutuar rreth dy opsioneve për formimit të Qeverisë, atë të koalicionit dhe formimit të Qeverisë së Pakicës, anëtari i Kryesisë Qendrore, Rafiz Aliti, për Portalb.mk, thotë se ende nuk është i njoftuar për ndonjë mbledhje të tillë.

“Është vlerësimi i kryesisë se a do të mbahet sot apo ndonjë ditë tjetër gjatë javës. Deri më tani nuk kemi ndonjë njoftim. Kur të kemi do t’ju tregojmë”, tha Aliti.

Për mbledhjen rreth diskutimit të opsioneve, përgjigje të njëjtë ka edhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.

“Jo jo nuk kemi mbledhje. Edhe nëse ka do të ketë për punë tjera. Nënshkrimet janë dhanë”, tha shkurt për Portalb, Bejta.

Ndryshe, edhe pse Ahmeti ia ka dhënë mandatet Zaevit, ai ka theksuar se ajo është vetëm formalitet dhe se për koalicionin duhet të bisedohet. Dilema e BDI-së është se ndoshta e njëjta duhet të shkojë në opozitë, pra të formohet Qeveri e Pakicës, në të cilën BDI do ta përkrahte në rrethana të caktuara, megjithatë nuk do të merrte pjesë në pushtetin ekzekutiv. Nga ana tjetër, Zoran Zaev është optimist, ai tha se pret që Qeveria të formohet në mars.

Çfarë nënkupton Qeveria e Pakicës?

Ky term është mjaft pak i njohur për opinionin e Maqedonisë. Deri më tani nuk ka pasur kësi rast, pasi që secila parti që ka formuar Qeveri ka masur shumicë në Kuvend.

Modeli i Qeverisë së Pakicës nënkupton se njëra nga partitë formon ose udhëheqë koalicion që do të formojë Qeveri.

Por, partitë që do të hyjnë në Qeveria nuk kanë shumicë në parlament, por do të varen nga mbështetja e partive tjera që nuk është patjetër që të njëjtët të jenë të kyçur në formimin e pushtetit ekzekutiv.

Ajo “e përkthyer” nënkupton që BDI nuk do të ketë ministra dhe funksionarë tjerë, eventualisht do të mund të ketë funksionarë të klasit të dytë ose të treta dhe partia e Ahmetit në njëfarë mënyre do të jetë në opozitë, por do të mund të jep mbështetje ndaj programit Qeveritar dhe ligjeve të cilat i propozon Qeveria.

Raste të formimit të Qeverisë së Pakicës ka pasur në Bullgari dhe Serbi, ndërkaq momentalisht ka në Danimarkë dhe Spanjë.

Si do të funksiononte?

Formimi i Qeverisë së Pakicës ka anët pozitive dhe negative. Ajo nënkupton para se gjithash stabilitet më të vogël politik të Qeverisë, ndërkaq nga ana tjetër i kufizon mundësitë për vendosje njëanëshe, gjegjësisht vendimet merren nëpërmjet kompromiseve më të gjera. /Portalb

LEXO: Ja pritjet se si mund të veprojë presidenti Ivanov lidhur me dhënien e mandatit

LEXO: Komisari Han pret nga presidenti Ivanov t’ia jep mandatin Zoran Zaevit

LEXO: NATO ka një mesazh për Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button