Ngatërresa e madhe e Oscar-it, ndërrohen në skenë për filmin më të mirë, La La Land dhe Moonlight (VIDEO)

Nuk ndodh vetëm te spektaklet e bukurisë. Ndodh kudo ku veprimet nuk janë të mekanizuara dhe njerëzit pa dashur gabojnë.

Në këtë ndarje të çmimeve Oscar, çmimi i fundit dhe i rëndësishëm i filmit më të mirë që vlerëson disa komponentë, u ngatërrua. Fillimisht u shpall fitues La La Land. Përqafime, fjalime, falënderime…derisa vjen çasti i kthesës.

“Fitues është Moonlight. Nuk është shaka”, duhej të përsëritej disa herë për të kuptuar që në të vërtetë fituesit ishin autorët dhe realizuesit e Moonlight.

Ngatërresa ishte bërë për shkak të leximit të emrit të aktores më të mirë në zarf, që ishte Emma Stone e La La Land, por ndërkohë në zarfin e duhur, si Best Picture, ishte shkruar Moonlight.

Fituesit ia kushtuan këtë çmim “të gjithë djemve dhe vajzave me ngjyrë”. As në ëndërr nuk e kishin parë këtë fitore, por dihet që Hollywood-i i është fabrikë ëndrrash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button