Hakmarrje vizash BE-SHBA

Bashkimi Europian nis të hakmerret ndaj autoriteteve amerikane, duke nisur procedurat për vendosjen e vizave për shtetasit amerikanë, njofton Top Channel.

Të enjten në Bruksel, eurodeputetët do të votojnë në seancë plenare rezolutën drejtuar Komisionit Europian për vendosjen e përkohshme të vizave për shtetasit amerikanë, si përgjigje kundër vendimit të Uashingtonit për të mos hequr vizat për shtetasit nga Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Polonia dhe Rumania.

Kjo procedurë është hapur që nga viti 2016, pas reagimit negativ nga autoritetet amerikane për të hequr vizat për të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe për të zbatuar parimin e reciprocitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button