Moti sot në Maqedoni

­­ Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, vranësira mesatare dhe erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare, temperatura e mëngjesit do të jetë zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë Celsius. Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot stabil e me rritje të temperaturës ditore të ajrit. Të mërkurën pritet lëshim i shpejtë i masës së lagësht dhe më të ftohtë nga veriu, e cila do të shkaktojë reshje lokale të shiut, ndërsa në malet më të larta borë.

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga jugperëndimi, ndërsa pasdite nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e ditës do të pësojë rënie për disa gradë. Deri në fund të javës pritet mot stabil dhe më i ngrohtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button