Galatasaray-Beshiktash në takimin e 341-të

Galatasaray dhe Beshiktash do të jenë përballë njëra tjetrës për herë të 341. Ata luajnë nesër në kuadër të kampionatit të Spor Toto Super Lig, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 25 ndeshjet e fundit mes tyre dy skuadrat kanë marrë 5 kartona të kuq, ndërkohë që 3 kartona kanë dalë për lojtarët e Beshiktash-it si, Delgado, Hilbert dhe Veli Kavlak, në radhët e Galatasaray-it është dënuar portieri Melo me dy kartona të kuq.

Gjyqtarët kanë akorduar gjithashtu për këto dy skuadra gjithsej 129 kartona të verdhë, nga të cilët 67 për futbollistët e Beshiktash-it dhe 62 për ato të Galatasaray-it.

– Kujdes penalltitë

Një tjetër fakt që spikat për dy skuadrat është edhe numri i lartë i penalltive të akorduara. Gjyqtarët kanë dhënë gjithsej 12 penallti në 28 ndeshjet e fundit të luajtura mes këtyre dy skuadrave, 8 prej të cilave kanë ndikuar drejt për drejt në rezultatin përfundimtar.

Ndërkohë që Galatasaray-i ka fituar 8 penallti, dy prej të cilave i ka humbur, Beshiktash-i ka fituar 4 penallti të cilat i ka kthyer në gola.

– Goli i Parë me rëndësi të madhe

Gjatë ndeshjeve të fundit mes dy skuadrave, ajo që ka shënuar e para rrallë herë ka humbur.

Duke përjashtuar ndeshjen e lujatur në pjesën e parë të sezonit 2013-2014, ndeshje kjo e cila u ndërpre dhe pas saj federata vendosi fitoren e Galatasaray-it 3-0, në 16 nga 21 ndeshjet e fundit, skudara që ka shënuar e para ka fituar ndeshjen dhe 4 kanë mbetur në barazim. Në këtë periudhë mund të përjashtojmë vetëm ndeshjen e luajtur sezonin e kaluar ku edhe pse Galatasaray shënon e para përmes Sneijder-it, Beshiktash-i arriti të fitojë duke shënuar dy gola përmes Gomez-it dhe Gökhan Töre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button