Shkëndija humb derbin, barazojnë Shkupi e Renova

Java e 20-të e Ligës së Parë të Maqedonisë solli dy derbi që u zhvilluan në kryeqendrën tonë, një në stadiumin “Telekom Arena” dhe tjetri në stadiumin e Çairit në Shkup.

Padyshim se vëmendjen më të madhe e kishte dueli në mes Vardarit dhe Shkëndijës, ekipe që kërkojnë titullin kampion, ku kanë triumfuar me rezultat 3:1 nikoqirët, që ishte fitorja e tretë në duelet e këtij kampionati.

Barsegjan shënoi golin e avantazhit për Vardarin në minutën e 28-të, pas një gabimi të madh të portierit Jovanovski, në vazhdim Shkëndija barazoi me golin e Ibraimit në minutën e 40-të, për të dhënë shpresë së do të nxjerrin rezultat pozitiv. Por më vonë, vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë, Huan Felipe i dha epërsinë Vardarit pas goditjes nga pika e bardhë.

Vardari ngriti epërsinë në minutën e 74-të, kur përsëri Felipe shënoi gol për të vulosur fitoren.

Në Çair ndeshja Shkupi – Rabotniçki u mbyll me shifrat e barabarta 1:1. Vetëm 25 sekonda kaluan që mysafirët të kalojnë në epërsi, pas një kundërsulmi të shpejtë të Sahitit. Shkupi dominoi lojën gjatë 90 minutave, por nga shumë raste shfrytëzoi vetëm një në minutën 69-të, kur pas kromimit të Jasir Asanit, Dimitrija Llazarevski shënoi gol me kokë.

Në Tetovë Renova është befasuar nga Makedonija Gj.P, duke luajtur baraz 2:2.  Edhe në këtë ndeshje mysafirët e kishin epërsinë të parët. Jonuzi shënoi në minutën e 15-të, më pas Renova barazoi me Velinovin në minutën e 45-të, ndërsa në minutën e 49-të solli epërsi për Renovën. Në minutën e 70-të barazimi erdhi pas golit të Stojkovskit. Në ndeshjen tjetër Sileksi ka mundur Pobedën me rezultat 2:0. / Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button