Fjalori i rrugës nuk e ka vendin në media!

[Recension: PSHURRANI ALAJDIN DEMIRI!]

Në “bankën” e recensimit kemi një tekst që nuk kërkon shumë angazhim intelektual për të dëshmuar joprofesionalizmin dhe mungesën e etikës. Një shkrim që mund të quhet gjithçka, por vetëm gazetari jo, edhe pse është publikuar në një media online, edhe atë në rubrikën e lajmeve.

PSHURRANI ALAJDIN DEMIRI Ditari.mk Regjistri i lajmitLinku deri te artikulli origjinal:  PSHURRANI ALAJDIN DEMIRI!

Data dhe koha e publikimit: 13/02/2017

Data e Recensionit: 18/02/2017

Recensues: Benjamin Arifi

Ky artikull është një grumbull ofendimesh, përqeshjesh e etiketimesh, të shkruara për një person publik.

Do të thoshit, mirë, po a nuk është kjo liri e shprehjes? Jo. Nuk është. Fjalori është aq i rëndë, sa që një media profesionale nuk do të duhej ta publikonte as si opinion ose koment të dikujt me emër dhe mbiemër, e jo më të tentojë ta ‘shesë’ në rubrikën e lajmeve. Ky veprim është fyerje e rëndë për profesionin e gazetarisë, po aq sa për personin, të cilit i dedikohet teksti.

Në këtë recension nuk do të ribotojmë si dëshmi citate nga ky shkrim, pasi që nuk duam t’ju japim hapësirë fjalëve të urrejtjes dhe të ri-viktimizojmë edhe njëherë personin e vënë në shënjestër të këtij teksti. Kualifikimi i dhënë në titull mjafton që të kuptoni se si zhvillohet më tej ‘narracioni’. Një tekst si ky shkel të gjitha kufijntë themelorë, nga aspekti profesional, moral dhe etik i gazetarisë. Qasja e tillë, s’do mend, përcaktohet si shkelje e Kodit Etik të gazetarëve, edhe atë paragrafeve siç vijojnë:

  • Kodi etik dhe pofesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktorë të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik, për shkak se gjuha e urretjes është e padenjë për etikën e gazetarit.

  • Gjuha e gazetarit gjithëherë duhet të jetë e matur dhe neutrale, përkundër atij që ofron konkluzione të gatshme dhe gjykime dhe paraqet ose kufizohet me gjuhën e urrejtjes.

Kur mediat përdoren për qërim hesapesh politike ose personale, tekstet si ky janë rezultat i pashmangshëm. Ata janë tregues për robërinë e mediave ndaj qendrave të caktuara të fuqisë politike dhe ekonomike. Por, rezultati i shkrimeve të tilla janë edhe paditë gjyqësore, humbja e besimit te publiku, humbja e lexuesve, ikja e reklamave. Të shërbyerit ‘pa kokë’ dikujt asnjëherë nuk përfundon mirë për një medium. Andaj, shumë prej mediave duhet të kuptojnë se duhet t’i kthehen gjenezës së tyre, misionit origjinal, informimit të drejtë dhe objektiv të opinionit publik, dhe të heqin dorë nga të qenit vegla për përplasje politike ose personale.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button