SHI me dronë i bombardon trupat irakiane

Shteti Islamik me dronë i sulmon trupat irakiane të cilët me mbështetje të SHBA-së luftojnë që ta kthejnë kontrollin mbi pjesën perëndimore të Mosulit.

“Si-Bi-Es njuz” lajmëroi se periferitë e këtij qyteti, që është i treti më i madh sipas madhësisë në Irak, forcat irakiane me ndihmën e ushtrisë amerikane dalëngadalë e marrin territorin që është nën kontroll të SHI-së.

Ndërkaq, televizioni amerikan thekson se forcat irakiane shumë ngadalë përparojnë. Arsyeja është se operacionin e vështirësojnë dronët e SHI-së.

Xhihadistët përmes tyre hedhin bomba dore dhe granata artilerike, ndërsa agjencia e SHI-së – Amak publikoi video ku është treguar si është kryer sulm i drejtpërdrejtë mbi një automjet të blinduar irakian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button