Indi, përmbyset kamioni me udhëtarë, 16 të vdekur

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur kur një kamion që mbante njerëz për në meshën e kishës, u rrokullis pasi goditi barrikadën e betonit në verilindje të Indisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia tha se disa njerëz kanë rënë në një grykë të thellë të zonës malore ku ka ndodhur aksidenti, ku dhjetëra persona janë shtruar në spital, shumica e të cilëve me plagë serioze.

Arun Kembhavi, administrator në qeverinë e shtetit Mehalaya, tha se shoferi i kamionit ka të ngjarë se ka humbur kontrollin e automjetit në kthesën e vështirë pranë qytetit Nongspung.

Aksidentet vdekjeprurëse të trafikut në Indi janë të shpeshta për shkak të infrastrukturës së dobët, ngasjes së papërshtashme dhe automjeteve të vjetëruara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button