Nuk do ta besoni, por yjet e kinemasë i kanë refuzuar këta role të famshëm

Tom Cruise – Footloose

Filmi kult i vitit 1984 do të kishte qenë komplet, ndryshe nëse Tom Cruiset nuk do i ishte dashur të braktiste projektin. Aktori kishte nënshkruar në fakt, për të interpretuar rolin e protagonistit kryesor, por i duhej ta linte, pasi xhirimet kryheshin në të njëjtën kohë me ato të një tjetër filmi, “Rebeli”. Vendin e tij e zuri Kevin Bacon, i cili, për famën e tij, i detyrohet shumë personazhit të Ren McCormack.

Liam Neeson – James Bond

Aktori irlandez ka zbuluar si e refuzoi rolin e agjentit sekret me lejë për të vrarë: “Ndodhi rreth njëzet vite më parë: Miklohesha shumë nga shtëpia prodhuese e filmave të James Bondi-it. Por Natasha (Richardson), me të cilën aso kohe isha i fejuar, më tha se nëse pranoja, nuk do të martohej. Dhe unë doja të martohesha, me të gjithë qënien time”. Ai që përfitoi ishte Pierce Brosnan, i cili mbuloi rolin e 007 për katër filma.

Terence Hill – Rambo

Terence Hill në vendin e Silvester Stallones? Historia mund të shkonte pikërisht kështu: “Në të kaluarën unë kam hequr dorë nga roli i Rambo-s. Kjo ishte një zgjedhje e vështirë, por unë isha duke bërë filma me Bud Spencerin. Isha në Los Angelos, kam pasur një prodhues të madh dhe një nga agjentët më prestigjiozë: më thonin se në qoftë se nuk e pranoja, karriera ime do të merrte fund. Në pesë të mëngjesit, hipa në makinë bashkë me gruan time dhe dy fëmijët e mi të vegjël, dhe u zhduka pa i thënë asgjë askujt. “Të preferosh Bud Spencerin në vend të Hollywoodit: kjo po, është besnikëri!

Mel Gibson – Gladiatori

Për shpata, shtiza dhe beteja Mel Gibsoni ka qenë gjithmonë i zoti. Nuk u bë rastësisht “Braveheart”. Do të kishte qenë e natyrshme, atëherë, për të parë aktorin në xhirimin e Gladiatorit të Ridley Scott-it. Por Gibsoni refuzoi ofertën e drejtorit britanik. Ky i fundit më pas u ngushëllua, duke u hedhur tek më pak i njohuri për momentin, Russell Crowe. Pjesa tjetër është histori.

Molly Ringwald – Pretty Woman

Kjo është një nga ato rolet që kam humbur, e që të bën të hash thonjtë në përjetësi. Ish-thuajse e famshme në vitet tetëdhjetë. Në vitin 1990, Molly Ringwald-it iu ofrua roli i protagonistes, prostituta e ëmbël në Pretty Woman. “Një prostitutë? – tha Molly. A, jo kurrë”. Pjesa përfundimisht shkoi për Julia Roberts, e cila e bpërdori si pedanë, për t’u bërë një dive e nivelit global.

Robert Redford – “I Diplomuari”

Mund ta imagjinoni Robert Redford-in në vendin e Dustin Hoffmanit tek “I Diplomuari”? Roberti i bukur e mbështet me angazhim provën, dhe është gjithashtu i mirëvendosur në listën e kandidatëve për pjesën. Më pas, zgjedhja ra mbi Hoffmanin, ndoshta për shkak të asaj pamjeje prej djali naiv, lehtësisht i joshur nga zonja Robinson.

John Travolta – Forrest Gump

Nëse Quentin Tarantino nuk do kishte ardhur, për ta ringjallur karrierën e tij me filmin kult, “Pulp Fiction”, kurse John Travolta do të kishte kaluar vitet nëntëdhjetë duke ngrënë thonjtë nga inati, që kishte refuzuar rolin kryesor në filmin “Forrest Gump”. Pjesa shkoi për Tom Hanksin, i cili edhe pse tashmë shumë i famshëm, pas asaj pjese u shndërrua në një lloj thesari kombëtar amerikan.

Will Smith – Matrix

Edhe Will Smithi nuk është tipi që të lërë t’i shpëtojnë mundësitë. Mes muzikës dhe kinemasë, ylli amerikan është një vip i famshëm, i mikluar nga mediat amerikane. Edhe pse ai mund të flasë për një keqardhje kohët e fundit: domethënë Neo, ylli simpatik i Matrix, saga fantastiko-shkencore e paketuar nga vëllezërit Wachowski, për kënaqësinë e mijëra fansave. Siç e dinë të gjithë, pjesa në fund shkoi për Keanu Reeves, pasi Smithi e përbuzi në favor të Wild Wild West.

Julia Roberts – Basic Instinct

Nuk duam as ta mendojmë. Julia Roberts, e dashura e përsosur, buzëqeshja e ëmbël dhe e ndritshme në Hollywood, në rolin (shpesh të zhveshur), të zonjës së errët, cinike dhe të vrazhdë Catherine Tramell, ylli seksi tek “Basic Instinct”, i regjisorit Paul Verhoeven. Ajo do të kishte qënë një zgjedhje që mund të prishte fatin e filmit. Pjesa, ashtu si të gjithë e dinë, shkoi për Sharon Stone, e cila ka prodhuar skenat seksi më të famshme në historinë e kinemasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button