Këshilltari i Trampit: Emërtimi “Islami radikal” nuk është i dobishëm

Përdorimi i emërtimit “terrorizmi islamik radikal” nuk ndihmon në arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme të SHBA-ve, tha këshilltari i sapoemëruar i Presidentit amerikan Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, gjenerali H. R.McMaster, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në takimin e tij të parë me Këshillin Kombëtar të Sigurisë të enjten, McMaster tha se terroristët që po përdorin emrin e Islamit “nuk janë të sinqertë me fenë e tyre” dhe termi Islami radikal nuk është i dobishëm për SHBA-të në bashkëpunimin me aleatët e saj, raportojnë mediat vendase.

Kjo nuk është hera e parë që McMaster, i cili u emërua të hënën, pasi paraardhësi i tij Michael Flynn u shkarkua për shkak të pretendimeve se kishte kontakte me zyrtarët rusë, ka shprehur këtë mendim.

Në maj të vitit të kaluar, ai tha se grupe si DEASH-i përdorin një “ideologji të pafe”. Në nëntor, gjatë një fjalimi ai pati thënë: “Ne do të mposhtim armiqtë e sotëm, duke përfshirë edhe organizatën terroriste si DEASH-i, i cili në mënyrë cinike përdorë interpretim të çoroditur të fesë për të nxitur urrejtje dhe për të justifikuar mizoritë e tmerrshme ndaj të pafajshmëve”.

Sa i përket kësaj çështjeje, McMaster qëndron në kontrast të plotë me presidentin Trump, i cili rregullisht përdorë termat e tilla.

Në një fjalim të mërkurën, Presidenti Trump tha: “Më lejoni të konstatoj këtë në mënyrën më të qartë që mundem: Ne jemi duke punuar që të largojmë terroristët radikalë islamikë nga vendi ynë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button