Irak: Afër Mosulit është gjetur një varrezë masive me katër mijë trupa

Varreza masive në të cilën, siç parashikohet që gjenden rreth katër mijë trupa është gjetur në afërsi të qytetit irakian Mosul, në të cilën për momentin zhvillohet operacion kundër Shtetit Islamik, shkruan gazeta britanike “Telegraf”.
Është gjetur një gropë e madhe në rajonin Hasfa në afërsi të rrugës, e cila i lidh qytetet Mosul dhe Bagdad.
Shumica e viktimave janë goditur me armë, sipas dëshmitarëve okularë, ndërsa sipas vlerësimeve të tyre gropa ishte e thellë më shumë se 400 metra para se në të fillojnë t’i hedhin trupat.
Pjesëtarët e SHI-së kanë vrarë ushtarë irakianë të rrëmbyer në vitin 2014 dhe trupat e tyre i kanë hedhur në këtë gropë, shton gazeta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button