Drejtori i Agjencionit për punësim ka harxhuar 18 mijë euro vetëm për ushqim

Drejtori i Agjencionit për punësim Vllatko Popovski, si dhe persona të tjerë udhëheqës, në vitin 2015-të për reprezentim kanë harxhuar 18.000 euro, tregon Raporti i Entit shtetëror për revision.

Në atë Raport është vendosur edhe shuma që u është paguar për tërë vitin personave për mirëmbajtjen e higjienës në 10 qendra të Agjencionit, si dhe të një protiri, kurse ajo është më pak se sa Popovski ka harxhuar për ushqim, vetëm 10.000 euro.

Enti shtetëror për revision ka konstatuar se paratë e harxhuara për reprezentim janë shumë më tepër se sa ajo që është miratuar me vendim, e e cila ka qenë 5.200 euro, dhe se reprezentacion kanë dhënë edhe persona jo kompetent

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button