E konfirmuar: Gazi nervor Ve-Iks arsyeja për vdekjen e Kim Xhong-nam

Rezultatet nga autopsia konfirmuan se gazi nervor Ve-iks (VX) ka shkaktuar paralizë shumë të rëndë, e cila e shkaktoi vdekjen e gjysmëvëllait të liderit të Koresë Veriore Kim Xhong-un, Kim Xhong-nam në aeroportin në Kuala Lumpur, deklaroi dje ministri malajzian i Shëndetësisë, Subramanijam Sathasivam.

Rezultatet e Shërbimit shtetëror për analiza kimike i konfirmuan pretendimet e autopsisë spitalore se gazi nervor ka shkaktuar paralizë të rëndë, e cila e ka shkaktuar vdekjen e Kim Xhong-nam për një kohë shumë të shkurtër, tha ministri.

Paraprakisht policia kumtoi se Malajzia sot do të kontrollojë nëse njërin prej terminaleve të aeroportit ndërkombëtar në Kuala Lumpur, ku javën e kaluar u vra Kim Xhong-nal ka materie toksike.

Ekipet profesionale janë të përbërë nga ekspertët mjeko-ligjor, zjarrfikës dhe ekspertë nga agjencia për energji bërthamore.

Kim Xhong-nam është vrarë para disa ditësh me armë të ndaluar kimike VX, derisa përgatitej për të hipur në aeroplan për në Makao, ku jetonte në egzil me familjen nën mbrojtje të Pekinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button