Mosul, humb jetën një gazetare pasi shkeli në minë

Gazetarja irakiane Shifa Gerdi ka pësuar fatalisht në një incident në pjesën perëndimore të qytetit irakian Mosul, i cili ndodhet nën kontroll të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarja Gerdi ka qenë duke punuar për grupacionin mediatik Rudaw nga Erbili, ndërsa jetën e humbi si pasojë të shkeljes mbi një minë këmbësorike, në kohën kur po raportonte për përleshjet në perëndim të Mosulit.

Nga grupi mediatik Rudaw kanë konfirmuar se përderisa po raportonte nga një zonë e vogël në pjesën perëndimore të çliruar të Mosulit, Gerdi shkeli në një minë që ishte vendosur më parë nga militantët e DEASH-it.

Informohet se kameramani i saj është plagosur rëndë.

Që nga 17 tetori i vitit të kaluar, kur filloi operacioni për çlirimin e Mosulit, jetën e ka humbur një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të mediave të cilët kanë pësuar gjatë përleshjeve ose si pasojë e minave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button