Pijet me feta limoni janë përplot me baktere!

Kur shkoni për të pirë në kafene apo në restorant, mos kërkoni pije me fetë limoni! Kështu këshillojnë grupe hulumtuesish, studimet e të cilëve janë botuar në revistën amerikane Journal of Environmental Health Study, të cilët konstatojnë që në ato pije ka një numër të madh bakteresh!

Shkencëtarët kanë testuar lëvoren dhe pulpën e 76 limonëve në 21 restorante dhe në 70 për qind të kampionëve të analizuar kanë gjetur sasi të mëdha të lloj-lloj bakteresh, transmeton Telegrafi. Mostrat janë marrë menjëherë pas shërbimit të pijes, pra para pirjes apo ndonjë aktiviteti tjetër fizik.

Në lidhje me origjinën e mikrobeve shkencëtarët kanë mundur vetëm të spekulojnë. “Edhe pse dihet që limoni i ka disa karakteristika antibakteriale, rezultatet kanë zbuluar që një spektër i gjerë i organizmave mund të mbijetojë madje edhe në limonin e prerë.

Pronarët e restoranteve dhe kafeneve duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin që së bashku me limonin në gotë qesin edhe mikroorganizma të mundshëm patogjenë”, thuhet në studim.

Philip Tierno, profesor i mikrobiologjisë dhe patologjisë në qendrën mjekësore ‘Langon’ të Universitetit të Nju-Jorkut, ka bërë dhjetëra hulumtime të ngjashme. Ai ka zbuluar që madje gjysma e fetave të limonit janë të infektuara me fekale njerëzore, për shkak të prekjes së drejtpërdrejtë dhe prekjes me gishtërinj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button