Do qeshni me lot: Ja nga se ka frikë diktatori Kim Jong-un (FOTO)

Diktatori i Koresë së Veriut është kaq paranojak sa frika se mund të helmohet bën që të kontrollohet me imtësi çdo gjethe e sallatës jeshile, përpara se të konsumohet prej tij. Autoritetet më të larta në vendin komunist kontrollojnë të gjitha perimet e rritura në fermën e tij, duke përdorur një mikroskop, përpara se ushqimi të përfundojë në pjatë. Një burim brenda Koresë së Veriut ka zbuluar procesin e përpiktë brenda fermës, mes spekulimeve se Kim Jong Un, 32 vjeç, është duke zhvilluar një fobi ndaj zarzavateve. Burimi tha se vetëm persona shumë besnikë ndaj partisë lejohen të punojnë në këtë fermë.

“Të gjitha produktet kontrollohen me mikroskop çdo ditë. Ka një njësi speciale për këtë qëllim”, tha ajo. “Inspektorët duhet të jenë të papërlyer dhe duhet të kenë diplomën e universitetit mjekësor. Ata shpenzojnë minuta të tëra me një gjethe maruleje”. Ferma është ngritur në vitin 1980 për Kim Jong Il, i ati i diktatorit aktual. Vitin e shkuar u raportua se Kim Jong Un ka probleme të rënda shëndetësore për shkak të fiksimit të tij për djathin Emmental. Për një periudhë ai pati vështirësi në të ecur për shkak të shëndetit të tepërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button