Lëvizja BESA – Saraj: Funksionarët e BDI-së vetëm fotografohen, shkolla mbeti shkrumb e hi

Fëmijët e Rashçes janë të detyruar të mësojnë në kushte mizore, fal politikave të dështuara arsimore të BDI-së, funskionarët e së cilës çdoherë kur ka zgjedhje vijnë e fotografohen, por asnjëherë nuk ndërmarrin asnjë iniciativë konkrete për ndërtimin e kësaj shkolle. Me këtp fjali kanë reaguar sot të rinjtë e Lëvizjes Besa.

“Sot, ne të Forumi Rinor të Lëvizjes BESA – Saraj, gjendemi në objektin e vatrës së dijes në Rashçe, pra në shkollën fillore, e cila siç po e shihni është e mbuluar nga gërmadhat e shkatërrimit nga djegija e para disa viteve, e këto pamje që po shihni vetëm tregojnë se BDI si gjithçka tjetër edhe vatrat e dijes i ka lënë të shkatërruara dhe në harresë, ndërkohë që diskuton e analizon për qeveri, kështu duke bërë të harrohen problemet elementare me të cilat përallemi për çdo ditë.” thanë ata.

Sipas rinisë së Besës, “lajmi i mirë është se kur do të fiton Lëvizja BESA zgjedhjet komunale në Saraj, këto probleme do t’i takojnë të kaluarës, ndërsa arsimi do të ketë një nga vendet kryesore në veprimtarinë tonë, ashtu siç është paraparë në Platformën e Ridefinimit të Sistemit Arsimor.”

16997007_1435646733153632_450469390_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button