iPhone 8 i ri do të ketë kamerë revolucionare ‘3D selfie’

Para 10 viteve, Steve Jobs kishte dalë në skenë për të zbuluar iPhonin e parë duke thënë: Kohë pas kohe, një produkt revolucionar vjen e ndryshon gjithçka.

Tani 10 vite pas, iPhone 8 duket se do të jetë i ridisenjuar komplet për të shënuar shitjen e 1 miliard të tyre, ndërsa në raportimet e fundit duket se ai do të jetë revolucionar nga para me kamerë me infrared.

Analisti i besueshëm Ming-Chi Kuo i kompanisë KGI Securities, që është pas shumë rrjedhjeve të informatave nga Apple, thotë se iPhone do të ketë një modul me infra të kuqe shumë të ndjeshëm nga para.

Ky sensorë ‘3D’ do të mund të përdoret për të shtuar fytyrat e njerëzve në aplikacione e lojëra, apo njohjen e fytyrës, të cilën analisti e përshkruan si ‘revolucionar’.

Shumë raportime e analistë të respektuar e edhe shumë burime të industrisë kanë sugjeruar se iPhone 8 i këtij viti, që do të dal në shtator siç e ka tashmë traditë Apple, do të jetë një revolucion në botën e smartphonëve, transmeton Bota sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button