Protestuesi e qëlloi më grusht në fytyrë, Spahiu: Ja si ndodhi

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka folur menjëherë në lidhje me incidentin e ndodhur pak minuta më parë te çadra e PD-së.

Ai u sulmua nga një person, i cili e goditi disa herë në fytyrë. Këtë e konfirmoi edhe vetë Spahiu për “Panoramën”.

“Më ka qëlluar nja dy tri herë. Kam dëmtime në fytyrë, dëmtime të rënda. Kam bërë kallëzim në Polici”, tha Spahiu.

Ndërkohë, për ngjarjen është shoqëruar Flamur Pirraçi, 34 vjeç, i cili është personi që ka sulmuar Spahiun ditën e sotme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button