Sundimi i së drejtës dhe demokracia mund t’i zbardhë të vërtetat që pandeh BDI-ja, e jo Qeveria e Pakicës!

Në shtet siç është Maqedonia ku nuk ka Demokraci reale por fiktive vështirë se mund të funksionojë QEVERI E PAKICËS. Ky model i pushtetit ekzekutiv kërkon mentalitet shumëdimensional, zaten ky model është praktikuar në vendet me demokraci të zhvilluara mbase edhe praktikohet në shtetet-kombe . Shembuj më të freskët pati në Bullgari dhe Serbi. Ndërsa aktualisht qeveri të pakicës funksionojnë në Danimarkë dhe Spanjë.

Ky model i qeverisjes imponohet kurë këtë e determinojnë rezultatet zgjedhore dhe partitë politike nuk mund të arrijnë për kohë të caktuar për formimin e qeverisë marrëveshje për çështjet kruciale por ekskluzivisht për interesa shtetërore.

Rasti aktual në Maqedoni , rrethanat politike dhe ngërçi politik, ekonomik dhe institucional më shumë se dy vite, madje duke patur parasysh shkaqet e krizës në asnjë mënyrë nuk korrespondon me këtë model të ekzekutivit. Mbi të gjitha këtë model aspak nuk e bënë të mundur rezultati UNIKAT i zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Ky model i qeverisë së pakicës ndonëse ka anët pozitive dhe negative të saja. Sidoqoftë , është qeveri jostabile sepse projektet ligjore duhet bërë me një kompromis të gjerë edhe me partitë që mbështesin qeverinë por që nuk marrin pjesë në ekzekutiv. Kompromisi i gjerë ndonëse është atribut i shëndetshëm për qeverisjen, mirëpo, partitë politike që nuk marrin përgjegjësinë politike në ekzekutiv por vetëm mbështetjen e zgjedhjes së sajë, në mentalitetin ballkanik apo me partitë politikës në Maqedoni që primare kanë intersat konjukturale të tyre gjithçka e bënë ose jofunksionale ose funksionalitet kriminal.

Rezonimi aktual i BDI-së se me këtë model duan të mundësojnë për tu shpërfaqur ndonjë e vërtetë sipas tyre gjoja për të shmangur stigmatizimet ndaj këtij subjekti jo vetëm se është infantil por edhe qesharak madje politikisht edhe diletant. Nuk ka asnjë parametër për një model të tillë aktualisht në Maqedoni, edhe sikur të ndodhë do të ishte vetëm eksperiment politikisht i dështuar vetëm për pak muaj.

Pra e vërteta dhe pafajësia miq të dashur, nuk zbardhet me qeveri të pakicës, e as me qeveri politike ku edhe BDI të merë pjesë, ajo zbardhet vetëm duke mundësuar politika publike për funksionimin e drejtësisë dhe demokracisë pavarësisht se jeni në pozitë apo opozitë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button