Merkel: Gjermania duhet t’i përmbushë detyrimet drejt NATO-s

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se Gjermania duhet t’i përmbushë detyrimet e saj kur bëhet fjalë për rritjen e mjeteve për NATO-n.

“Detyrimet duhet të përmbushen dhe të tjetër në botë do ta kërkojnë atë prej nesh. Edhe unë konsideroj se kanë të drejtë se Gjermania duhet t’i përmbushë detyrimet e saj”, theksoi Merkel.

Gjermania si anëtare e NATO-s, ndodhet në një presion të madh, pas zgjedhjes së Donald Trampit për president të SHBA-së, t’i rrisë mjetet për mbrojtje me qëllim që ata të arrijnë dy për qind nga BPV, sië është dakorduar në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button