Haradinaj autorizon Kocin të paditë Listën Serbe për shpifje

Ramush Haradinaj ka vendosur që të ushtrojë padi ndaj Listës Serbe, parti parlamentare e pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovës, që e cilësoi kreun e AKK-së si “kriminel lufte”, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Për një gjë të tillë e ka autorizuar avokatin Arianit Koci. E lajmin e ka dhënë vetë ky i fundit.

“Njoftim: z. Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij, të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik, Lista Srpska. z. Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes, të dalin prej fushës politike, dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë. Ky shtet duhet dhe do të funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Koci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button