Vazhdon protesta e PD-së, bashkangjiten minatorët (LIVE VIDEO)

 

Protestuesit e Zharrëzës u nisën tre ditë më parë në këmbë nga Fieri, për të përfunduar marshimin e tyre përballë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, njofton Portalb.mk.

Mbrëmjen e të premtes ata e kaluan në Vorë, për tu nisur më pas sërish, dhe këtë të shtunë të mbërrijnë në Tiranë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë u ka kërkuar sot protestuesve që të zgjedhin një përfaqësi, e cila do të pritet nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe zv. ministri i MEI, Ilir Bejtja.

Banorët e Zharrëzës u nisën më 22 shkurt drejt Tiranës, në këmbë, për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat tona. Ne kërkojmë dëmshpërblimin e shtëpive në masën 100 për qind dhe rehabilitim të ambjentit, sepse fëmijët tanë janë me karbon në gjak. Ne do t’i kthehemi grevës së urisë, s’kemi kthim mbrapa, unë do të vetëflijohem atje”, u shpreh një ditë më parë një nga protestuesit, Qani Rredhi.

Edhe Luzim Basha, nëpërmjet fejsbukut shkruan se minatorët për çdo ditë shfrytëzohen nga Qeveria.

“Minatorët shfrytëzohen çdo ditë nga oligarkët e qeverisë. Janë të pasigurtë, të keqpaguar. Një plagë e shoqërisë që duhet të shërohet sa më shpejt”, shkruan Lulzim Basha në fejsbuk.

Përndryshe, sot është dita e tetë e protestës së Partisë Demokratike në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button