Vidhen para dhe stoli prej 20.000 euro nga një banesë në Gostivar

Nga një banesë në bulevardin “Goce Delçev” në Gostivar janë vjedhur para, stoli dhe dy pistoleta në vlerë çrej rreth 20.000 euro.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, vjedhësit e kanë shfrytëzuar mungesën e familjes gjatë ditës së djeshme dhe në periudhën nga ora 7:30 deri në orën 16:00 kanë hyrë në banesë dhe e kanë kryer vjedhjen.

I dëmtuari D.S. 56-vjeçar, ka paraqitur se nga dhoma e gjumit janë marrë dy pistoleta me kalibër 9 dhe 7,65 mm për të cilat ka pasur leje, 50 mijë denarë dhe shumë copë stoli ari. Vlera e gjërave të vjedhura arrin në 1,3 milionë denarë.

Për një javë kjo është vjedhja e dytë në Gostivar. Paraprakisht, nga shtëpia e një qytetari të Gostivarit është vjedhur stoli me vlerë prej reth 30 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button