VMRO: Realizimi i platformës nga Tirana dhe zyrtarizim i shqipes, ridefinim i shtetit

Komiteti Ekzekutiv i cili VMRO-DPMNE-së një natë me parë u mblodh për të analizuar situatën aktuale politike, vlerësoi se është shkelur e drejta e koalicionimit të fituesve nga zgjedhje, duke thënë se pa dallim nëse BDI-ja do të vendos të koalicionojë me LSDM-në ose do të jap mbështetje për formimin e Qeverisë pakicë, njofton Portalb.mk.

Nga partia e Gruevskit njoftuan se janë kundër përpjekjeve që të injorohet vullneti i shumicës së popullit maqedonas, si dhe etnive tjera në vend që votën e tyre ia adresuan koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

“Realizimi i platformës nga Tirana dhe tentimet për të zyrtarizuar gjuhën shqipe, paraqesin ridefinim të Maqedonisë dhe është në kundërshtim me karakterin multietnik të shtetit, për shkak se lihen anash bashkësitë tjera etnike”, thuhet në njfotimin e VMRO-DPMNE-së.

VMRO vlerëson se një pjesë e propozimit të ligjit për gjuhët me të cilin është pajtuar LSDM-ja është e papranueshme, e rrezikshme dhe e dëmshme për interesat kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button