Publikon pa leje këngën e Era Istrefit, “On Air Media” shkarkon Kushtrim Morinën

Kompania “OnAir Media sh.p.k” distancohet nga veprimet e papërgjegjshme të Morinës dhe njëkohësisht ka ndërprerë çdo qasje të mundshme të tij në sistemet e brendshme të kompanisë, thuhet në njoftimin e kompanisë, shkruan KultPlus, përcjell Portalb.mk.

Kënga “Redrum” i Era Istrefit i ka kushtuar me shkarkim Kushtrim Morinës, drejtor menaxhues i kompanisë “On Air Media”, i cili ka shpërndarë pa leje pjesë të videoklipit të këngës së Era Istrefit, pa u lansuar publikisht. Aksionarët e kësaj kompanie kanë shkarkuar Kushtrim Morinën dhe për këtë vendim ata kanë njoftuar nëpërmjet një komunikate.
“Kompania “On Air Media sh.p.k” me të marrë informatën zyrtare për dyshimet për keqpërdorimin e sistemit operativ të kompanisë në internet dhe cenim të së drejtës së autorit nga ana e drejtorit menaxhues të kompanisë, Kushtrim Morina, ka thirrur mbledhjen e Bordit të Aksionarëve në bazë të nenit 17 të statutit të kompanisë, ku morën pjesë aksionarët Kushtrim Binaku dhe Ilir Kërqeli, dhe ka nxjerrë vendimin me shumicë votash për shkarkimin e menjëhershëm të Kushtrim Morinës nga pozita e drejtorit menaxhues.

Kompania “OnAir Media sh.p.k” distancohet nga veprimet e papërgjegjshme të Morinës dhe njëkohësisht ka ndërprerë çdo qasje të mundshme të tij në sistemet e brendshme të kompanisë. “On Air Media sh.p.k” është e përkushtuar për përkrahjen e talentëve kosovarë dhe angazhohet vazhdimisht për shërbim sa më korrekt dhe transparent të klientëve të kompanisë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button